POLITIKË /

Rama uron Presidenten Osmani për ftesën në Bordin e Paqes: Një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës!

Kryeministri Edi Rama ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, duke e cilësuar atë si një gjest domethënës nga Presidenti Donald Trump. Ai theksoi se kjo ftesë forcon marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës dhe përbën një sinjal të rëndësishëm për sigurinë dhe rolin ndërkombëtar të Kosovës.

Shkruar nga Versus
Rama uron Presidenten Osmani për ftesën në Bordin e Paqes:
Edi Rama/Vjosa Osmani

Kryeministri Edi Rama ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pas marrjes së ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), Rama e ka cilësuar këtë ftesë si një gjest tejet domethënës të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kosovës.

Sipas tij, ky hap forcon më tej marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit shqiptar, duke dhënë njëkohësisht një sinjal të rëndësishëm për sigurinë dhe përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë.

Kreu i qeverisë shqiptare ka përsëritur urimet për Presidenten Osmani, duke shprehur shpresën se faktorët politikë në Kosovë do ta vlerësojnë këtë ftesë si një “dorë të shtrirë” nga SHBA, e cila lidhet jo vetëm me marrëdhëniet dypalëshe, por edhe me respektin ndaj rolit dhe angazhimit ndërkombëtar të Presidentes së Kosovës.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarish.Versus.al

Poll