POLITIKË /

Rikthehu Veliajn në detyrë, vendimi i plotë i Kushtetueses: Mungesa tremujore në detyrë nuk përbën shkelje të rëndë

Shkruar nga Versus

Rikthehu Veliajn në detyrë, vendimi i plotë i Kushtetueses:

Është zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. Vendimi i parë për shkarkimin e Veliajt, u mor nga qeveria Rama në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Vendimi erdhi dy ditë pasi Këshilli i Bashkisë Tiranë miratoi propozimin për shkarkimin e Veliajt, i arrestuar më 10 shkurt, me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për të paktën një muaj. 

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Z. Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69,  datë 23.9.2025.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, thuhej në vendimin e Këshillit të Ministrave. 

Por menjëherë pas këtij vendimi, Erion Veliaj iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke ankimuar shkarkimin nga posti i kryebashkiakut.

Gjykata Kushtetuese vendosi anulimin e vendimit të këshillit të ministrave dhe këshillit bashkiak, gjë e cila riktheu në detyrë Erion Veliajn, pavarësisht se ky i fundit ndodhet në burg, ndërkohë u anuluan zgjedhjet në kryeqytet.

Në vendimin e Kushtetueses shpjegohet se “Shfuqizimi i vendimit nr. 539, datë 25.09.2025, të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i dekretit nr. 350, datë 01.10.2025, të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si i papajtueshëm me nenin 115, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Pezullimi i efekteve juridike të dekretit nr. 350, datë 01.10.2025, të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve Vendim i Gjykatës Kushtetuese Kërkues: Erion Veliaj Faqe 2 të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, në zbatim të efekteve pezulluese që parashikojnë pikat 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese”.

"Mungesa tremujore në detyrë nuk përbën shkelje të rëndë që lidhet me funksionin e kryetarit të bashkisë, ndaj neni 115 i Kushtetutës nuk zbatohet".Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili ka marrë për bazë vetëm faktin e mungesës tremujore në detyrë, nuk ka analizuar shkakun, rrethanat dhe as ndikimin e mungesës në ushtrimin e detyrës, duke mos vlerësuar nëse
kjo situatë rridhte nga veprimet ose mosveprimet e vet kryetarit dhe nëse ajo mund të konsiderohej shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjeve.

Gjykata thekson se mbrojtja e interesit publik për të siguruar funksionimin e rregullt të organeve të qeverisjes vendore dhe të drejtën e zgjedhësve për t’u qeverisur nga një organ i zgjedhur drejtpërdrejt nuk mund të përdoret si argument për të relativizuar ose anashkaluar kërkesat e qarta kushtetuese. Standardet kushtetuese të mbrojtjes së mandatit të të zgjedhurit vendor dhe të kufizimit të kompetencave shkarkuese të pushtetit ekzekutiv kanë për qëllim pikërisht mbrojtjen e parimit të autonomisë vendore dhe të vullnetit të zgjedhësve.

Prandaj, zbatimi mekanik i një dispozite ligjore pa u lidhur me kriterin material kushtetues, përbën shmangie nga rendi kushtetues dhe cenon garancitë thelbësore të ushtrimit tëmandatit të përfaqësimit vendor", sqaron Kushtetuesja. /Versus.al

Rikthehu Veliajn në detyrë, vendimi i plotë i Kushtetueses:

Rikthehu Veliajn në detyrë, vendimi i plotë i Kushtetueses:

Rikthehu Veliajn në detyrë, vendimi i plotë i Kushtetueses:

Poll