POLITIKË /

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë!

Kryeministri për gjyqtarët: U ka marrë koka erë, duan të hapin me dhunë arkën e shtetit

Shkruar nga Versus

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent

Kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim”, u ndal tek çështja e Belinda Ballukut, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e riktheu atë në detyrë deri më 22 janar.

Rama e konsideroi vendimin një eliminim të një “precedenti unik në botë” dhe një frenim të asaj që e përshkroi si “brutalitet alla shqiptarçe” në interpretimin e ligjit, që sipas tij kishte goditur organizmin demokratik të shtetit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

“Kjo befasi antikushtetuese dhe antidemokratike, ku një prokuror dhe një gjykatës morën kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Parlamentit, tolloviti funksionimin e shtetit dhe ktheu një proces ligjor në një gjyq partizan jashtë kornizës ligjore. Kjo kërkon domosdoshmërisht një reflektim ndërinstitucional,” tha Rama.

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent

Ai shtoi se problemi nuk lidhet vetëm me rastin e Ballukut, por me “simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të pushtetit të ri të drejtësisë”, duke e krahasuar këtë situatë me një “kurë më të dëmshme se sa sëmundja që luftojmë bashkërisht”.

Rama gjithashtu kritikoi veprimet e dy shoqatave të gjyqtarëve, të cilat sipas tij përdorën situatën për të kërkuar rritje pagash. Ai theksoi se gjyqësori, sipas ligjit, ka pushtet të pavarur, por duhet të veprojë brenda kufijve kushtetues dhe jo për interesa të vetvetes.

“Gjykatësit duan të rrisin vetë pagat e tyre, nga 1,600 euro për gjykatat dhe prokuroritë e zakonshme, deri në 3,100 euro për Gjykatën Speciale dhe SPAK. Ky është një sinjal shqetësues që kërkon reflektim të menjëhershëm,” tha Rama.

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent

Kryeministri e përshkroi situatën si një paralajmërim për nevojën e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional. Ai shtoi se është e rëndësishme të garantohet pavarësia e gjyqësorit, por pa lejuar që një proces të bëhet më i rrezikshëm se problemi që synohet të zgjidhet, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe funksionimin e administratës dhe ekonomisë së vendit.

“Ka ardhur koha që të ndahet bebi nga ujërat e pistë, duke garantuar suksesin e Reformës në Drejtësi dhe stabilitetin e shtetit,” përfundoi Rama.

Poll