
Kryeministri Edi Rama duke komentuar sërish kthimin e Belinda Ballukut në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, theksoi se vendimi i mëparshëm për pezullimin e saj goditi organizimin demokratik të shtetit.
Gjatë një rrëfimi, Rama vuri në vëmëndje një episod të pazakontë me disa punonjës të BKH-së, të cilët, sipas tij, hynë në godinën e Këshillit të Ministrave pa respektuar rregullat e sigurisë dhe refuzuan të linin patllaken tek dera, duke treguar një sjellje që e përshkroi si “trimoshe dhe jashtë kornizës ligjore”.
"Për trimoshat e BKH-së kam dëgjuar shumë çudira, por kishin ardhur këtu një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave dhe nuk donin të linin patllakën te dera, sipas rregullores së sigurisë së lartë të Gardës së Republikës së Shqipërisë," - tha Rama gjatë podkastit "Flasim", ku dhe tregoi episodin e pazakontë...
View this post on Instagram
“Kjo nuk është thjesht një çështje incidente, por një sinjal i qartë se ka ardhur koha për një reflektim serioz, profesional dhe ndërinstitucional. Duhet të ndajmë beben e sapolindur nga ujërat e pistë dhe të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi,” tha Rama.
Ai shtoi se pavarësia e gjyqësorit duhet të respektohet, por procesi nuk mund të lejojë që “kura të bëhet problem më i madh se sëmundja”, duke rrezikuar liritë, të drejtat, administratën dhe ekonominë e vendit.

