POLITIKË /

Rizgjedhja e Bardhit në krye të grupit parlamentar, Leskaj kundër: Berisha gaboi rëndë

"Mendoj që Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë."

Shkruar nga Versus
Rizgjedhja e Bardhit në krye të grupit parlamentar, Leskaj
Bujar Leskaj

Pas votimit për kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku Gazment Bardhi u rizgjodh në krye, Bujar Leskaj rezultoi i vetmi që votoi kundër. Në një prononcim për gazetarët, ai sqaroi shkurt qëndrimin e tij:

Leskaj: Votën kundër do ta shpjegoj në mbledhjen e radhës të grupit. Votova kundër kryetarit të grupit.

Gazetarët: Nuk e ka bërë detyrën?
Leskaj: Mendoj që Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë.

Gazetarët: A është kjo rruga e ndarjes me PD?
Leskaj: Jo, përse do ndahem?

Gazetarët: Do i bindeni urdhrave të Bardhit?
Leskaj: Unë i bindem urdhrave të demokratëve.

Gjithashtu Leskaj votoi kundër dhe kandidaturës së Agron Gjekmarkaj si nënkryetar i Kuvendit./ Versus.al

Poll