POLITIKË /

"Sa ishim dhe sa jemi katandisur", ish-deputeti i PD nxjerr foton: Nuk e dimë sesa poshtë do shkojmë

Shkruar nga Versus

"Sa ishim dhe sa jemi katandisur", ish-deputeti i PD nxjerr foton: Nuk

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka publikuar në rrjetet sociale dy foto krahasimi mes protestës së studentëve në dhjetor të ’90-ës dhe pjesëmarrjes në homazhet e ditës së djeshme para bustit të Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore.

Spaho shpreh keqardhjen për gjendjen ku ndodhet PD, ndërsa shkruan se nuk dihet edhe sa poshtë do të shkojë partia. Ai shkruan se kryeministri Edi Rama nuk mund të rrëzohet nga pushteti pa patur një PD të fortë dhe të moralshme.

“Sa ishim.....dhe sa jemi katandisur. PS: e di qe ju vjen keq persa shkruaj, ju mirekuptoj te gjitheve. Mirekuptoj edhe ata qe me thone qe je karrigethyer dhe me akuzojne se shkruaj sepse nuk u zgjodha deputet.

Pavaresisht meje, ky eshte realiteti i hidhur, jam apo nuk jam une deputet. Ketu kemi perfunduar dhe nuk dime sa poshte do shkojme.

Une nuk kam asnje interes te shkruaj vec interesit te PD.

Ju qe shani e kritikoni merrni kurajo e flisni vete. Por ju nuk keni guxim edhe ne kushtet kur nuk ju gjen gje po te flisni. Si shqiptare te devotshem, ju nuk rroni dot pa bajraktar tek koka.

Nuk rrezohet Rama pa nje PD te forte, pa nje PD me moral dhe integritet.

Kush thote ndryshe, qe te rrezojme njehere Edi Ramen dhe pastaj rregullojme PD, genjen per interesa personale.”- shkruan Spaho. Versus.al

Poll