POLITIKË /

“Sa më shumë hebrenj vijnë në Shqipëri, aq më mirë”, Rama: S’është e lehtë të bësh bashkë izraelitët

Rama tha se kompanitë izraelite janë vlerë e shtuar për ekonominë e vendit dhe digjitalizimin e shërbimeve.

Shkruar nga Versus

“Sa më shumë hebrenj vijnë në Shqipëri, aq

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në samitin e organizuar në Tiranë ku janë të pranishme 40 kompani izraelite për garantimin e sigurisë kibernetike dhe forcimin e ekonomisë së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se është gjithmonë lajm i mirë kur izraelitët vijnë në Shqipëri, duke bërë thirrje që të ketë sa më shumë shtetas izraelitë në vendin tonë.

“Eshtë gjithmonë lajm i mirë kur një hebre vjen në vendin tonë. Sa më shumë aq më mirë. Dua të falenderoj edhe ata që janë përfshirë në këtë organizim jo të lehtë sepse sa më shumë e njoh Izraelin kuptoj se të bësh bashkë kaq shumë izraelitë nuk është e lehtë edhe pse miti e thotë se jeni gjithmonë bashkë. Kështu që faleminderit që keni ardhur dhe që keni sjellë vullnetin tuaj pikësëpari dhe me shpresë dijen tuaj për të në ndihmuar të ecim përpara në një rrugë qe e kemi çelur duke i besuar teknologjisë së re, digjitalizimit të infrastrukturës sonë dhe bekimit që është teknologjia e re”- u shpreh Rama. Versus.al

 

Poll