Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi në një intervistë për Euroneës tha se demokratët duhet të ndryshojnë mënyrën e përballjes me qeverinë, duke theksuar vështirësinë.
“Duhet diskutuar çdo gjë bashkarisht. Këtu duhet të ndryshojë mënyra se si do përballemi më këtë regjim. Dhe më këtë regjim, duke qenë Rama aty, vështirë të përballohet. Këtu PD nuk ka nevojë për të zgjedhur kryetar, e ka kryetarin. Kryetari zgjidhet nuk emërohet, e zgjedhin demokratët, është punë vote, jemi të gjithë të pafuqishëm tek vota”- tha Baçi.
Ndërsa sa i takon pyetjes nëse e mbështet Salianjin për të qenë sekretar i përgjithshëm i PD, Baçi tha se vota është e fshehtë dhe se çdokush duhet të tregojë performancën e tij për të marrë besimin e anëtarëve të PD.
“Vota është e fshehtë, duhet të shkojmë në zgjedhje dhe duhet parë performanca që do ketë e gjithësecili gjatë kësaj kohe kur të vemë në zgjedhje. Por mund të mos jenë këta, mund të jenë dy të tjerë për t’u votuar. Atje përzgjidhet ai që mendohet se është më i saktë”, shtoi deputeti. Versus.al







