POLITIKË /

Samiti për zgjerimin e BE, kryeministri Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit

Kryeministria nuk ka dhënë detaje mbi arsyen e anulimit të udhëtimit të Ramës drejt Brukselit.

Shkruar nga Versus

Samiti për zgjerimin e BE, kryeministri Rama anulon udhëtimin drejt

Sot në Bruksel do të mbahet samiti për zgjerimin e Bashkimit Europian i cili do të bëjë bashkë udhëheqësit e vendeve kandidate për anëtarësim.

Punimet janë parashikuar të nisin në orën 14:00 deri në orën 17:00 dhe ishte përcaktuar që pjesë të ishte edhe kryeministri Edi Rama. Por kreu i qeverisë ka anuluar udhëtimin drejt Brukselit.

Arsyet e anulimit të udhëtimit për në samitin që do t’u jepte zë vendeve kandidate, ende nuk dihen. Versus.al

Poll