POLITIKË /

SHBA "shuplakë" qeverisë Kurti, pezullon pa afat dialogun strategjik me Kosovën

Ky vendim, sipas ambasadës amerikane në Prishtinë erdhi “për shkak të shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta”.

Shkruar nga Versus

SHBA "shuplakë" qeverisë Kurti, pezullon pa afat dialogun

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën.

Ky vendim, sipas ambasadës amerikane në Prishtinë erdhi “për shkak të shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta”.

“Mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta të përbashkëta nga Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit kujdestar Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

SHBA "shuplakë" qeverisë Kurti, pezullon pa afat dialogun

Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe kosovar.

“Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur është e përshtatshme. Ne e dimë këtë një qëllim që e ka prioritet populli i Kosovës”, shton tutje deklarata e ambasadës.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Përparim Kryeziu.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Përparim Kryeziu.

Në një postim në Facebook, ai tregon për veprimet e “mira” që qeveria në detyrë ka bërë gjatë mandatit të saj, ani pse Ambasada në njoftimin e saj tha se pezullimi i dialogut vjen për shkak të këtyre veprimeve të qeverisë Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kryeziu megjithëse thotë se si qeveri në detyrë, janë të hapur ndaj kritikave.

“Qeveria jonë ka qenë e para që ka përmbushur mandatin e plotë që nga shpallja e pavarësisë. Kjo i ka kontribuar stabilitetit institucional dhe zhvillimit socio-ekonomik të vendit, përkundër gjitha sfidave globale që kemi përjetuar nga viti 2021 e tutje, përfshirë këtu pasojat e pandemisë, krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë. Veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Stabiliteti që gëzojmë sot është rezultat i natyrshëm i sundimit të ligjit dhe rendit publik. Në Kosovë kurrë nuk ka pasur më shumë sundim ligji e luftim krimi e korrupsioni në gjithë territorin e Kosovës”, ka shkruar ai.

“Ne e kemi depolitizuar integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve tanë për integrim nuk ka munguar asnjëherë. Por ai shpesh ka qenë i sfiduar e i shtypur nga struktura ilegale e grupe kriminale. Ne jemi përballur me strukturat e Serbisë në Kosovë jo me serbët e Kosovës. Asnjëherë nuk i kemi barazuar qytetarët serb në Kosovë me strukturat ilegale e paralele të Serbisë në Kosovë. Përkundrazi, ne i kemi mbrojtur dhe i mbrojmë bashkëqytetarët tanë serb nga po këto struktura që për shumë gjatë janë përdorur si mekanizma dhe instrumente frikësimi, kërcënimi e kontrolli”.

“Sa i përket kritikave publike të kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese, është qëndrimi i tij i hapur se me vendimet e saj, Gjykata Kushtetuese e ka cenuar karakterin demokratik të Republikës së pavarur, dhe se me joefikasitetin e saj në trajtimin e lëndëve është bërë bashkëpjesëmarrëse në agjendën e partive politike opozitare për të vonuar reformat themelore të paraparë në programin qeverisës”.

“Ne i jemi gjithmonë mirënjohjes për kontributin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe i falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe ndihmën ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit tonë në aq shumë fusha. I mirëpresim edhe kritikat. Kurdo që janë konkrete përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona”, ka deklaruar këshilltari i Kurtit.

Poll