
Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve ku kryeministri Edi Rama do të shpalosë objektivat për mandatin e katërt qeverisës si dhe do të bëjë me dije anëtarët e ekipit të ri me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.
"Mirëmëngjes, shihemi në 11:00"- ka shkruar Rama mbi foton e publikuar në rrjetin e tij social.
Rreth 350 delegatë do të jenë të pranishëm, ndërsa deri më tani pavarësisht aludimeve për anëtarët e qeverisë së re, ende nuk ka diçka konkrete duke ia lënë gjithë ekskluzivitetin fjalës së Ramës.
Ditën e sotme pritet të zbulohet edhe se kush do të jetë në postin e zëvendës kryeministrit të vendit dhe kryetarit të Kuvendit. Pas mbledhjes në Asamblesë, po në Pallatin e Kongreseve, kryesoacialisti Rama do të mbledhë grupin parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Ndërkohë, në kampin demokrat gjithashtu do të ketë një mbledhje të grupit parlamentar pas mbledhjes së djeshme të kryesisë ku kryedemokrati Sali Berisha theksoi edhe përgjegjësinë e ekipit të tij për mungesën e një vokacioni të fortë përballë qeverisë së Ramës ndërsa njoftoi se opozita do të jetë pjesë e Kuvendit. Versus.al







