POLITIKË /

Shqipëria mbështet aksionin e SHBA kundër Maduros

Shkruar nga Versus

Shqipëria mbështet aksionin e SHBA kundër Maduros

Qeveria shqiptare shprehu mbështetjen e saj për aksionin e SHBA-së kundër regjimit të Nicolas Maduros në Venezuelë.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria qëndron përkrah Uashingtonit në përballjen me atë që e cilësoi si një “regjim narko-terrorist”.

“Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.

Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës”, thotë Elisa Spiropali.

Spiropali thekson se vendi ynë është një aleat i palëkundur i SHBA-ve dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë në botë./Versus.al

Poll