POLITIKË /

“Shqipëria mbështet Izraelin”, Hasani thirrje Iranit: Ndalni aktivitetet bërthamore

Ky është qëndrimi i parë zyrtar i vendit tonë ndërkohë që bombardimet mes Iranit dhe Izraelit hyjnë në ditën e katërt.

Shkruar nga Versus
“Shqipëria mbështet Izraelin”, Hasani thirrje Iranit:
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani

Në Tiranë u mbajt sot ministeriali i procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Gjatë fjalës së tij ministri i Jashtëm Igli Hasani ka shprehur shqetësimin për tensionet në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit.

Ndërsa ritheksoi pozicionin e Shqipërisë në mbështetje të të drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur, Hasani bëri thirrje që Irani të ndalojë aktivitetet bërthamore dhe prodhimin e raketave balistike.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme sidomos përballjen e fundit mes Izraelit dhe Iranit që paraqesin rrezik serioz për stabilitetin rajonal e global. Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vetë dhe  mbrojtur qytetarët e vetë nga kërcënimet. I bëjmë thirrje Iranit të ndalë aktivitetet e veta bërthamore dhe raketave balistike dhe të veprojë në përputhje të plotë me detyrimet e veta në kuadër të të drejtës ndërkombëtare përfshirë edhe traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore. Përdorimi i këtyre armëve do të kishte pasoja katastrofike në këtë rajon”- u shpreh Hasani mes të tjerash. Versus.al

 

Poll