
Ish- ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch gjatë vizitës së tij ka bërë një deklaratë të fortë duke kujtuar edhe periudhën kur ka punuar në Shqipëri. Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të merret si shembull pasi politikanët e urrejnë njëri-tjetrin dhe nuk punojnë bashkë për të mirën e vendit.
Bosch tha se dikur Kosova merrej shembull nga Shqipëria, ndërsa tani ka filluar t’i përngjajë pasi politikanët kanë nisur të sillen keq me njëri-tjetrin.
“Nuk e di çfarë të them për marrëdhëniet e Kurtit me komunitetin ndërkombëtar. Në Kosovë shoh që ka shumë njerëz që nuk po punojnë bashkë dhe kjo është sigurisht shumë e keqe. Siç e dini, unë kam qenë më herët në Shqipëri dhe atje ishte ai nivel ekstrem: njerëzit që e urrenin njëri-tjetrin, që akuzonin njëri-tjetrin për gjërat më të këqija të mundshme.
Gjithmonë Kosova merrej si shembull, sepse njerëzit ishin më të sjellshëm. Por duket se edhe kjo ka ndryshuar pak; edhe këtu njerëzit kanë filluar të sillen keq, jo aq sa në Shqipëri, por prapë. Nuk duhet të shkoni në atë drejtim, ku çdo gjë që bën opozita quhet krim”, është shprehur ambasadori. Versus.al
