
Interpelanca e disatë e kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama është shtyrë për t’u mbajtur një ditë tjetër. Shkak është bërë vizita e Ramës në Korenë e Jugut, duke pamundësuar praninë e tij në institucionin legjislativ.
Më herët, Këshilli i Rregullores dhe Mandateve miratoi ndryshimet në rregulloren e Kuvendit me dakordësi të Partisë Demokratike. Numri i komisioneve parlamentare nuk do të ndryshojë, duke mbetur po 11, ndërsa opozita nuk arriti të merrte atë të Politikës së Jashtme.
Në Kuvend, në nisje të seancës pati debate mes palëve lidhur me sigurinë në vend dhe ecurinë e negociatave për anëtarësim në BE. Lidhur me këtë çështje, foli edhe ministri Drejtësisë, Toni Gogu i cili tha se opozita kishte “smirë” dhe se nuk arrinte të shikonte progresin që ka bërë vendi. Versus.al

