POLITIKË /

Siguria ushqimore/ Gonzato: I kemi dhënë Shqipërisë 12.5 mln euro si mbështetje, por duhen plotësuar 6 kushtet për Kapitullin 12

Ambasadori i Bashkimi Europian në Shqipëria, Silvio Gonzato, ka vlerësuar progresin në sigurinë ushqimore, duke theksuar se Shqipëria ka bërë hapa përpara, por ende duhet të përmbushë 6 kushtet për mbylljen e Kapitullit 12 në procesin e integrimit. Ai nënvizoi rëndësinë e investimeve, forcimit të institucioneve dhe funksionimit real të sistemeve të kontrollit për përputhjen me standardet e BE-së.

Shkruar nga Versus
Siguria ushqimore/ Gonzato: I kemi dhënë Shqipërisë 12.5 mln
Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimi Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në fushën e sigurisë ushqimore, gjatë një takimi me operatorët e biznesit të organizuar nga qeveria.

Ai theksoi se, pavarësisht përparimeve, mbetet thelbësore përmbushja e 6 kushteve për mbylljen e kapitullit 12 të negociatave me BE-në, që lidhet me sigurinë ushqimore dhe politikat e konsumatorit.

Sipas Gonzatos, siguria ushqimore nuk është vetëm një kërkesë teknike, por një e mirë publike që mbron qytetarët dhe garanton konkurrencë të drejtë për bizneset.

Ai nënvizoi se procesi i integrimit nuk matet më vetëm me miratimin e ligjeve, por me funksionimin real të sistemeve në praktikë.

Ai u ndal edhe te nevoja për forcimin e laboratorëve të akredituar, përmirësimin e kontrolleve dhe kategorizimin e operatorëve ushqimorë, duke theksuar se ky sistem ndihmon në identifikimin e bizneseve që përmbushin standardet dhe atyre që kanë nevojë për përshtatje.

Në veçanti, ambasadori përmendi sektorin e qumështit, duke thënë se përmirësimi i cilësisë së qumështit të papërpunuar është një kusht i rëndësishëm për aksesin në tregun e Bashkimi Europian.

Gonzato shtoi se harmonizimi me standardet europiane hap mundësi të reja për eksportet shqiptare dhe forcon reputacionin e produkteve në tregjet ndërkombëtare, por kërkon investime, praktika më të rrepta higjiene dhe gjurmueshmëri të plotë.

Ai konfirmoi gjithashtu mbështetjen e BE-së për këtë proces, përmes një projekti prej 12.5 milionë eurosh për sigurinë ushqimore, duke e cilësuar integrimin si një përpjekje të përbashkët mes Shqipërisë dhe BE-së.

Ambasadori Gonzato: Siguria ushqimore nuk është kërkesë teknike, është një e mirë publike themelore dhe të gjithë qytetarët u takon. Siguria ushqimore mbron qytetarët dhe garanton që bizneset t garojnë në myrë të drejtë dhe për tu vendosur në tregun e Be. Është një nga fushat me komplekse dhe transformuese të reformës, Shqipëria ka hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave. Ecuria nuk matet më me qëllim apo miratim të legjislacionit, por me anë të sistemeve që funksionojnë. Bazohet te laboratorëve e akredituar dhe te fakti që duhet të ketë subjekte ushqimore që përmbushin standardet e BE. Kategorizimi i duhur i operatorëve të biznesit ushqimor dhe përmirësim i subjekteve përkatëse në përputhje me BE. Është një moment përcaktues për sektorin pasi një sistem kategorizimi q funksion mirë, i bën të mundur autoriteteve të dallojnë ato që përmbushin standardet, ato që mund të arrijnë pajtueshmërinë dhe ato që kërkojnë përshtatje themelore.

Për shkak të rëndësisë së sektorit të qumështit dhe gjetjeve të auditit mbi cilësinë e ulët të qumështit të papërpunuar, përmirësimi  i cilësisë  është parakusht për të pasur akses në tregun e BE. Harmonizimi me standardet e BE hap derën në një nga tregjet më të mëdha në botë, forcon reputacionin dhe rrit mundësinë në eksporte. Kërkon praktika të rrepta të higjienës, investime në aparatura e gjurmueshmëri të lartë.

BE jemi të përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë dhe për këtë i kemi dhënë Shqipërinë 12.5 mln euro me anë të projektit BE për sigurinë ushqimore. Integrimin në BE e shohim si përpjekje të përbashkët. Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm, por hapat e ardhshëm do të jenë vendimtarë. 6  kushtet përmbyllës për kapitullin 12 për sigurinë ushqimore janë të qarta dhe përmbushja e tyre do të kërkoje angazhim të vazhdueshëm politik, lidership të fortë dhe institucional./Versus.al

 

 

Poll