
Kreu i qeverisë Edi Rama pati kritika për kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja përsa i përket zjarrit që përfshiu varrezat e qytetit pak ditë më parë. Ai tha se shkak për këtë ishte mungesa e pastrimit dhe e prerjes së barit.
Ndërsa tha se është e pamundur që në një vend të vogël si Shqipëria, kryebashkiakët të mos dinë asgjë që ndodh në territorin që kanë nën administrim.
“Projektet e qeverisë të mos trajtohen si bari i varrezave të Elbasanit. Ka potencialin të bëhet kalam dhe varrezat të bëhen si kallamishte. Është një lloj bari që aq shumë është lënë pa u prerë sa mund të synojë të bëhet kalam. Pastaj kur shkon dikush që i vë flakën dhe për turp bëhen varrezat vend zjarrvënieje, del që personi është i çekuilibruar që mund të jetë e vërtetë. Nëse bari është qethur siç duhet, edhe zjarri nuk merr qiellin.
Ëqshtë e pakonceptueshme të ndodhin gjëra që do t’i faleshin kryetarit të bashkisë së Elbasanit nëse do ishte sa Shangai. Por një qytet që mund ta përshkosh në këmbë cep më cep çdo ditë pa asnjë problem, edhe të mos dijë kryetari i bashkisë se çfarë ndodh, për çdo tullë që vihet në qytet, është e pamundur. Nëse kryetari i ka sytë hapur dhe u rri gjërave mbi kokë, është e pamundur”- deklaroi kryeministri. Versus.al







