POLITIKË /

“Skënderbeun e keni bërë ju”, Spiropali përplaset me gazetarin në studion televizive: Nuk përdoret administrata për fushatë, lëri humoret!

Spiropali mohoi çdo përdorim të administratës apo resurseve shtetërore në funksion të fushatës. “Kryetarja e Kuvendit nuk përdor makinën zyrtare për fushatë. Unë përfaqësoj veten time si figurë politike. Ka një përpjekje për të dezinformuar, për arsye të kuptueshme,” tha ajo.

Shkruar nga Versus

“Skënderbeun e keni bërë ju”, Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, reagoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” lidhur me një foto të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook, ku bëhej thirrje për të votuar numrin 5 – numri i Partisë Socialiste në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Spiropali mohoi çdo përdorim të administratës apo resurseve shtetërore në funksion të fushatës. “Kryetarja e Kuvendit nuk përdor makinën zyrtare për fushatë. Unë përfaqësoj veten time si figurë politike. Ka një përpjekje për të dezinformuar, për arsye të kuptueshme,” tha ajo.

Ajo shtoi se po përhapen qëllimisht lajme të pavërteta për tensione në territor, duke i cilësuar këto si alibi të opozitës përballë rezultatit të pritshëm të zgjedhjeve. “Zhurma vjen nga ai që di të shpifë dhe të kthejë çdo gjë në debat,” shtoi Spiropali.

Në studio pati edhe një debat mes saj dhe gazetarit Arion Sulo për etikën në komunikim. Spiropali kërkoi që t’i drejtoheshin njëri-tjetrit me titujt përkatës, duke i thënë: “Mu drejto me znj. Spiropali dhe unë do t’ju drejtohem me z. Sulo. Lëri humoret.”

Ndërkohë, në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Rama ku përmendi “burrat çyrykë”, Spiropali e mbrojti, duke thënë se ishte një metaforë politike që është keqinterpretuar. “Skënderbeun e keni bërë ju. Nuk ka ofenduar askënd, thjesht nuk kuptoni metaforat politike,” përfundoi ajo. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: