POLITIKË /

Socialistët refuzuan komisionin hetimor për fondet e IPARD II, PD e çon në Kushtetuese

Shkruar nga Versus

Socialistët refuzuan komisionin hetimor për fondet e IPARD II, PD e

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dërgon në Gjykatën Kushtetuese refuzimin e socialistëve për ngritjen e komisionit të posaçëm hetimor për të kontrolluar administrimin e fondeve të IPARD II për të cilin edhe SPAK po kryen hetime.

“Rrëzimi me votë politike të mazhorancës i një të drejte kushtetuese të opozitës, e bën rolin e deputetëve të saj në Kuvend, jo thjesht të papërfillshëm, por mbi të gjitha fasadë e një normaliteti të rremë që vret çdo ditë rregullat dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik. Kjo ka vënë seriozisht në pikëpyetje nevojën e prezencës së opozitës në Kuvend, por nga ana tjetër dëmton interesin publik për shkak se deputetët nuk ushtrojnë dot përgjegjësitë dhe unksionet e tyre”- thuhet në argumentimin e PD.

Kjo kërkesë është firmosur nga; Sali Berisha, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Eno Bozdi, Albana Vokshi, Luan Baçi, dhe deputetët e tjerë. Versus.al

Poll