Pas përfundimit të rinumërimit të votave për Tiranën ku pretendimet e PD rezultuan një zhgënjim, sot nis procesi i rinumërimit për qarkun e Fierit. Nga ora 09:00 e ditës së sotme në pallatin e sportit “Ferie Hoti” do të happen 587 kuti votimi për të parë nëse rezultati i nxjerrë nga numërimi i parë është i saktë.
Në këtë qark koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” i drejtuar nga Adriatik Lapaj pretendon të marrë një mandat deputeti. Nëse gjatë rinumërimit, kësaj force politike i shtohen edhe 500 vota të tjera në rast se janë bërë gabime, atëherë mandati i hiqet PS-së, duke lënë jashtë Zegjine Çaushin.
Kjo e fundit, në rast se rezulton të ketë marrë një numër votash të padrejta më shumë se 64 të tilla, rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit dhe në vend të saj të futet Maldrita Bardhos. Edhe partia “Mundësia” gjithashtu duhet të sigurojë të paktën 519 vota nga rinumërimi dhe t’i marrë PS-së një deputet për të hyrë në parlament. Versus.al







