Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për të nisur një seancë që pritet të jetë maratonë për shkak se do të votohet qeveria e re “Rama 4” dhe do të debatohet mbi programin qeverisës të socialistëve që do të prezantohet nga kryeministri Edi Rama.
Ditën e djeshme u publikua edhe përmbajtja e programit qeverisës të socialistëve me në krye Ramën i cili tashmë ka hyrë në mandatin e katërt si kryeministër. Dy shtyllat themelore të programit janë anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian dhe rritja ekonomike e qëndrueshme.
Secili prej deputetëve do të ketë të drejtën e 10 minutave kohë për të dhënë këndvështrimin e tij mbi programin qeverisës të PS. Të vetmit që nuk e kanë këtë kufizim janë Rama dhe Berisha të cilët e kanë mundësinë të flasin pa asnjë limit kohor. Pritet që diskutimet në seancë të zgjasin deri të premten dhe më pas të votohet qeveria e re me Ramën kryeministër dhe 16 ministra të dekretuar nga Bajram Begaj. Versus.al







