
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka depozituar në Kuvend nismën ligjore që nënave të cilat përkujdesen për fëmijët e tyre me spektrin e autizmit dhe sindromës Doën, t’u njihet puna e papaguar.
Tabaku shprehet se kostoja që kjo do t’i kushtojë buxhetit të shtetit, është krejtësisht e përballueshme.
“Propozimi ligjor që kam dorëzuar në parlament merr parasysh për të konsideruar punë të papaguar të gjitha ato nëna të cilat gjatë gjithë ditës përkujdesen për fëmijët e tyre të cilat e kanë të pamundur të punojnë dhe patjetër dhe patjetër që ne duhet t’i mbështesim. Ka një kosto minimale në buxhet, nuk është as koncesion as partneritet publik privat, as një kosto e jashtëzakonshme”- u shpreh ligjvënësja demokrate. Versus.al

