
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është përplasur mbrëmjen e djeshme me moderatorin Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” përsa i takon drejtësisë dhe protestës së vakët të mbajtur para kryeministrisë.
Salianji tha se drejtësia nuk është e pavarur dhe se kapen vetëm ata që kërkon Edi Rama. Ndërkaq kjo solli edhe reagimin e Ylli Rakipit i cili e pyeti për zyrtarët e PS që po shkonin prapa hekurave si dhe Arben Ahmetajn në kërkim. Rakipi vijoi me kritika për narrativën e PD sa i takon idesë për rrëzimin e Ramës dhe ndërkohë protesta e mbrëmshme ishte më e vakët se kurrë.
Debati në studio:
Ervin Salianji: Këta që fut vetë ai në burg thua ti?
Ylli Rakipi: Kë fut vetë? Të gjithë i fut Edi Rama?
Ervin Salianji: Po pse të marrësh Ilir Metën zvarrë...?
Ylli Rakipi: Edi Rama i fut të gjithë këta? Edi Rama ka ndezur belanë me këtë që ka krijuar vetë. Ka krijuar monstrën e Frankeshtajnit që ha të zotin tani.
Ervin Salianji: Kjo është narrativa e regjimit.
Ylli Rakipi: Po çfarë të të bëj qejfin ty me 10 veta që nxorre atje? Po narrativa jote çfarë është? 3 gjinitë, 72 gjinitë, tall bythën me popullin shqiptar ti?
Ervin Salianji: Cilët janë këta që kanë shkuar para drejtësisë pa dashur Edi Rama? Arben Ahmetaj që thotë Rama po të isha unë...
Ylli Rakipi: Arben Ahmetaj nuk është fare. Erion Veliaj...
Ervin Salianji: Ti mendon se drejtësia është e pavarur?
Ylli Rakipi: Nuk e fusin Ramën, nuk ndodh kjo në botë. Mirë merr 10 veta nxirri në pazar. Ore se nuk jemi fëmijë të na gënjeni.
Ervin Salianji: Pse e beson ti se drejtësia është e pavarur?
Ylli Rakipi: Berisha tha se shqiptarët në zgjedhjet lokale braktisën Ramën. Ai vetë nuk mori pjesë fare në zgjedhje...
Ergys Mërtiri: Po pse i fut Rama në burg të vetët?
Ervin Salianji: Se do të mos ketë njeri ti bëjë hije.
Ylli Rakipi: Po ku i kishte njerëzit ti? Pse për filozof të kam thirrur unë ty? Unë të kam thirrur si njeri të rëndësishëm të PD-së. Ti ke ambicie të marrësh PD?
Ervin Salianji: Ky është diskutim tjetër. Versus.al

