POLITIKË /

"Të ndalojë keqpërdorimin e administratës në zgjedhje" Gonzato takon Gjiknurin dhe Bylykbashin për 'Zgjedhoren'

Shkruar nga Versus

"Të ndalojë keqpërdorimin e administratës në

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato takoi sot dje bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin.

Në postimn e bërë në rrjetin social zyrtar të BE në Tiranë, bëhet me dije se Gonzato u kishte nënvizuar nevojën për një reform gjithëpërfshirëse që mbron integritetin e zgjedhjeve të ardhshme dhe ndalon keqpërdorimin e administratës.  

“Proceset zgjedhore të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Dje u takova me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, për të diskutuar punën e komisionit në javët në vijim.

Nënvizova rëndësinë e reformës zgjedhore për të rritur transparencën në financimin e partive politike, për të garantuar pavarësinë e administratës zgjedhore dhe për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Një reformë e gjerë e rregullave zgjedhore, që përfshin edhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është thelbësore për të garantuar besimin e publikut dhe për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të ardhshme.” Sivio Gonzato, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Versus.al

Poll