
Lezha është përfshirë sërish nga tensione elektorale. Mbrëmjen e djeshme, raportohet se një incident ka ndodhur mes dy grupeve nga partitë e mëdha. Opozita pretendon se kanë ndaluar një makinë që po tentonte të blinte vota.
Mësohet se në qendër të incidentit kanë qenë nënkryetari i bashkisë së Lezhës Fatjon Zefi dhe kreut të PS në Kolsh, Andi Marku të cilët udhëtonin në një makinë dhe nga ana tjetër Gjin Gjoni i PD dhe Eduart Ndocaj i Koalicionit Euroatlantik.
Policia u njoftua për të shuar konfliktin, ndërsa mësohet se të gjithë të përfshirët, janë shoqëruar për në komisariat. Sipas përfaqësuesve të PS, rruga u është bllokuar qëllimisht nga Ndocaj dhe Gjoni. Ndërsa këta të fundit pretendojnë se socialistët kanë pasur qëllim blerjen e votave të qytetarëve të zonës.
Për incidentin ka reaguar edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i cili shprehet se bëhet fjalë për banda të Partisë Demokratike që vijojnë të bëjnë provokime për klimë të tensionuar pa pasur asnjë shkak.
“Banda te PD vazhdojne te provokojne klime tensioni pa asnje shkak ne Lezhe! Bllokime rrugesh duke kufizuar levizjen e lire te njerezve jane bere shqetesuese! Bile nje nate kane ndaluar dhe punonjes policie!
Mbrëmë kane bllokuar rrugen me rrugace Zv kryetarit te Bashkise Lezhe Fatjon Zefi, Kryetarit te PS Kolsh Andi Marku! Moslejimi i lëvizjes në zonat e veta dhe bllokimi i rrugëve me alibine idiote se po blihen vota, është shkelje flagrante e ligjit, dhe provokacion për të tensionuar fushatën në kushtet e pamundesise për të siguruar mbështetjen elektorale!
Ju bëj thirrje anetareve të PS të ruajnë qetesinë! Organet ligjzbatuese te marrin masat perkatese ndaj kujdo që kufizon lirinë e lëvizjes se cdo qytetari!
Karvane me makina me militante dhe arme levizin naten duke bere presione. Pse nuk duhet ne të aludojme se po bëjnë presion dhe po lëvizin duke blerë vota?! Keto jane sjellje të shemtuara që nuk nderojnë kulturen e lezhjanëve! Pseudo gangstere te ardhur gjoja me forcë elektorale, do shfryhen si tullumbace më 12 Maj!
Bllokimi i rruges se Zv Kryetarit te Bashkise Fatjon Zefi, i cili njihet si një nga djemte më me integritet ne Lezhe, eshte vetedemaskimi me i qarte i farsës së ashtuquajtur, “mbrojtje vote”!
Lezha sjua ka borxh këtë sjellje primitive dhe provokim të ulët! Ne nuk do të biem në batakun e provokacioneve tuaja, megjithese e keni mbushe kupën! Por policia, prokuroria të veprojnë sipas ligjit!”- shkruan Pjerin Ndreu.
Më herët, PS ka dorëzuar një kallëzim në polici për kërcënime me jetë ndaj babait të njërës prej kandidateve të listës së tyre në këtë qark. Versus.al








