
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe pretendimet e opozitës se SHBA-të po ndikojnë në politikën shqiptare. Sula i cili që pas zgjedhjeve të 11 majit është kthyer në një prej kritikëve më të fortë të Berishës, tha se ndryshimi i pushtetit në Shqipëri nuk mund të vijë nga ndërhyrjet e jashtme, por vetëm nga vota e qytetarëve.
Ai shtoi se ndërkombëtarët janë indiferentë ndaj opozitës aktuale dhe e kanë braktisur PD-në për shkak të Berishës i cili është non-grata.
“E vendos vota qytetare. Harrojeni nuk merret Amerika te heqë një dhe te vendose një tjetër. Nuk vijnë ndërkombëtaret, nderkombetaret janë indiverentë me opozitën, e kanë braktisur lidershipin e saj. E ke ndjekje penale lidershipin, e ke nongrata lidershipin. Ndërkombëtarët nuk janë në rrethana që të mbështesin opozitën. Duhet të riformatohet opozita, të gjendet lider, të jetë e pastruar opozita dhe patjetër ka mbështetjen e ndërkombëtarëve”, deklaroi Sula.
Ish-ligjvënësi tha se ai nuk i beson spekulimet për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
“Unë nuk shoh ëndrra, unë dëgjoj te klubi i lagjes që e ka marrë Trump në telefon Ramën dhe i ka thënë ik, nuk besoj në këto gjëra unë”- shtoi ish-deputeti. Versus.al

