POLITIKË /

"U përdor administrata dhe pati gjuhë armiqësore", Celibashi për zgjedhjet e 11 majit: Duhet tjetër reformë zgjedhore

Sipas Celibashit, vendi ka nevojë për një reformë të fortë që të garantojë integritetin e zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus
"U përdor administrata dhe pati gjuhë armiqësore",
Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mbajti sot një konferencë të përbashkët me kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe përfaqësues të OSBE-së ku foli lidhur me procesin zgjedhor dhe nevojën që vendi të ketë një tjetër reformë zgjedhore.

Teksa lexoi gjetjet e raportit paraprak të OSBE-ODIHR për fushatën dhe zgjedhjet, Celibashi tha se ka patur tone armiqësore dhe sulme personale mes liderëve të dy partive kryesore politike.

“Nisur nga gjetjet paraprake të këtij misioni duhet të pranojmë se krahas progresit kemi shumë probleme. Sipas këtyre vlerësimeve fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale veçanërsht nga dy liderët e dy partive politike kryesor në vend. Kjo thelloi mosbesimin e publikut në politikë. Vendi meriton një politikë konstruktive jo vetëm ditën e zgjedhjeve por çdo ditë. Fushata u karakterizua nga një ton konfrontues dhe polarizues me gjuhë përçarëse nga dy partitë politike kryesore. Vëzhguesit evidentuan përdorimin e burimeve shtetërore ku përfaqësues të lartë të qeverisë u angazhuan në aktivitete zyrtare ku përfshiheshin prezantimet e projekteve të qeverisë duke i dhënë partisë në pushtet avantazh të padrejtë”- deklaroi Celibashi.

Sipas kreut të KQZ, një prej gjërave të para që duhet të bëjë Kuvendi është një reform e thellë e cila të ketë synim garantimin e plotë të integritetit të zgjedhjeve.

“Duket që ato kanë një optikë të gjerë thuajse për të gjitha spektret e këtyre zgjedhjeve. Gjetjet e mësipërme nxisin nevojën për reformë të thellë ligjore dhe institucionale me qëllim integritetin e plot të zgjedhjeve. Me konstituimin e kuvendit të ri duhet të nisë puna për të adresuar të gjitha problematikat që lidhen me procesin zgjedhor në Shqipëri”- shtoi kreu i KQZ. Versus.al

 

Poll