
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një konferece për mediat nënkuptoi se është i gatshëm të ulet në diskutime me qeverinë përsa i takon uljes së numrit të deputetëve. Sa i takon zvogëlimit të numrit të bashkive të vendit, Berisha tha se nuk mendonte njëjtë.
Ndërsa për numrin e deputetëve, Berisha tha se do të ishte dakord për një gjë të tillë vetëm nëse Kuvendi do të ketë 2 dhoma dhe të përfshijë edhe senatin i cili sipas tij do të ishte një organ shumë i dobishëm.
“Ka edhe një mendim tjetër që është i kahershëm që vendi të bëhet me 2 dhoma. Të ketë senatin dhe dhomën e parlamentit. Unë jam dakord me këtë parlament sepse sadopak, nëse e ndërton senatin jo si bllokues, se me bllokim shteti nuk bëhet, por si një institucion frenues, atëherë i bën një të mirë vendit. Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë. Shqipëria në rast se ngre një senat, atëherë padiskutim që do të pakësojë numrin e deputetëve.
Për bashkitë, jo nuk jemi dakord. Unë them të jenë më shumë. Por ne kemi vendosur një kusht që është pranuar. Kushdi ynë është që në komisionin për Zgjedhoren të jetë ODIHR dhe në atë për reformën territoriale të jenë ekspertët e kongresit të autoriteteve rajonale të Evropës të cilët kanë ekspertizën më të shkëlqyer në ndërtimin e pushtetit vendor”- tha Berisha.
Berisha tha se një ndryshim i tillë nuk ka nevojë për ndryshim kushtetute dhe se nuk do të rëndonte taksapaguesit pasi për krijimin e senatit, do të ulej numri i deputetëve. Versus.al

