
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka denoncuar sot një ndërhyrje të paprecedentë të policisë në fshatin Rrjoll, ku banorët kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik në tokat e tyre.
Sipas Kaprit, gjatë natës, forcat e policisë kanë hyrë në oborret e banorëve duke kapërcyer gardhin me drita dore, duke terrorizuar një të moshuar 70-vjeçar dhe familjen e tij.
Ai shtoi se disa prej banorëve janë proceduar penalisht vetëm për rezistencën ndaj uzurpimit të pronës së tyre.
Deputeti theksoi se presioni dhe procedimet nuk do të ndalin banorët, ndërsa e drejta e pronës mbetet një nga padrejtësitë më të mëdha që shqiptarëve u është bërë ndër vite.
Prej ditësh, banorët kanë ndaluar makineritë e kompanisë “Gener 2” të ndërtojnë në zonë dhe kanë bërë apel për ndërhyrje nga Bashkia e Shkodrës dhe qeveria, duke theksuar se toka po uzurpohet në kundërshtim me ligjin./Versus.al
View this post on Instagram


