Marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mesa duket janë ftohur që prej shkëmbimeve të reagimeve mes tyre në rrjetet sociale sa i takon një protestë të thirrur nga Rama në Tiranë për lirimin e ish-liderëve të UÇK-së.
Kjo gjë vihet re edhe në postimin e Ramës në rrjetet sociale ku është përpjekur të shmangë fotot ku duket Kurti. Në videon ku liderët zbresin për të bërë foton familjare, Kurti dhe Rama nuk komunikojnë për asnjë moment, madje edhe shmangin kontaktin me sy me njëri-tjetrin. Versus.al







