Pas mesnatës së mbrëmshme ka patur sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve të mbledhur para kryeministrisë me në krye Adriatik Lapajn, drejtuesin e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’.
Dhjetëra efektivë policisë janë shfaqur para godinës për t’u hequr plastmasin me të cilin protestuesit e kishin rrethuar ambientin ku rrinin për t’u mbrojtur nga i ftohti.
“Ikni tani se na bezdisët natën e mirë, se e morët armën e krimit. Po e turpëroni policinë e shtetit”- u shpreh Lapaj i revoltuar ndërsa vijoi me thirrjet kundër Ramës.
Protesta e Lapajt vijon që prej 8 dhjetorit të vitit 2025 me kërkesën që Edi Rama të dorëhiqet nga posti i kryeministrit pas skandaleve të dala në dritë. Versus.al

