
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga vizita e tij në Gjermani, ku shfaqet në një moment me një robot.
Në pamjet e ndara nga kreu i qeverisë, Rama formon me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, ndërsa roboti, pas pak çastesh, e imiton duke përsëritur të njëjtin gjest.
Videoja është realizuar në Bochum, ku kryeministri mori pjesë në një diskutim me temë “IA mes Inovacionit, Rregullimit dhe Përgjegjësisë”, kushtuar zhvillimeve të inteligjencës artificiale, sfidave të rregullimit të saj dhe ndikimit në shoqëri.Versus.al

