POLITIKË /

“Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit”, Rama reagon pas padisë në SPAK për “Albanian Files”: "Libri i mallkuar" së shpejti në librari

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama e cilëson me ironi librin si “libri i mallkuar”, pasi sipas tij po trajtohet si provë penale.

Shkruar nga Versus

“Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit”, Rama

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas padisë së dorëzuar sot nga disa protestues në SPAK, për librin “Albanian Files”, të cilin ata e kanë paraqitur si provë kundër tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama e cilëson me ironi librin si “libri i mallkuar”, pasi sipas tij po trajtohet si provë penale.

“LIBRI I MALLKUAR së shpejti në ‘Adrion’, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit”, shkruan Rama.

Dy ditë më parë, kryeministri sqaroi se nuk është autor i librit, por ka shkruar vetëm parathënien e tij.

Ai shtoi gjithashtu se “Albanian Files” është një tekst me karakter auto-ironie dhe nuk përmban deklarata politike.Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Poll