
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, kreu i demokratëve Sali Berisha u ndal gjatë te protesta masive prej një muaji e qytetarëve kundër qeverisë Rama.
Ai u shpreh se kjo protestë mbështetet fuqishëm nga Partia Demokratike, teksa ftoi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen.
Berisha shtoi se, gjenerata Z ka shfazuar dhe shkonfiguruar komplet kryeministrin Edi Rama, të cilin e kanë kthyer në “kalec mjeran”.
“Një lëvizje e fuqishme si një zgjim i vërtetë i gjeneratës së re apo gjeneratës Z ka shpërthyer në Shqipëri si një lëvizje liberatore. PD e cila zhvilloi një betejë epike të pashembullt në historinë e një vendi për t ë ruajtur sovranitetin e brendshëm apo opozitën e vërtetë, ka mirëpritur dhe mbështetur fuqimisht këtë lëvizje. Lëvizje e një rëndësie të jashtëzakonshme. Gjenerata e re ka në dy dekadat e fundit rekordet e betejave më të rëndësishme të fituara”, tha Berisha.
Më tej, ai shtoi se PD mbështet fuqimisht këtë lëvizje ndërsa i bëri thirrje qytetarëve ta mbështesin në rrjetet sociale protestën. Do shumëfishoj përpjekjet e saj për suksesin e saj.
“Do shumëfishoj përpjekjet e saj për suksesin e saj. Të gjitha rrjetet sociale duhet të jenë në mbështetje të tyre. Çdo qytetar shqiptar me rrjet sociale e ftoj ta vendosë në dispozicion të tyre. Të postojë, ripostojë, klikojë”, tha më tej Berisha.Versus.al

