
Një video e publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm për mesazhin që përcjell, por edhe për mënyrën se si është realizuar.
Pamjet shfaqin një peizazh malor dhe një vajzë të re që prezanton të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”.
Por, siç bëhet e qartë, asnjë nga këto elemente nuk është reale e gjithë videoja është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale.
Në mesazhin e saj, vajza thekson potencialin e zonave malore, duke i konsideruar ato si një mundësi për zhvillim dhe investim:
“Malet nuk janë thjesht natyrë, janë mundësi për të ndërtuar, për t’u kthyer dhe për të investuar aty ku fillon gjithçka”.
Krah videos, kryeministri Rama shkruan se “Paketa e Maleve” synon t’u japë një shtysë të re zonave malore, përmes legalizimit të pronësisë, lehtësimit të investimeve dhe krijimit të mundësive konkrete në fusha si turizmi, bujqësia dhe ekonomia lokale./Versus.al

