
Në protestën që mbahet prej ditësh me iniciativë të Adriatik Lapajt ka patur sërish përplasje me efektivët e policisë. Policia mbërriti para kryeministrisë për të marrë gjeneratorin e vendosur dhe për të shpërndarë protestuesit, por hasi në reagim të personave të pranishëm.
Pas përplasjeve fizike mes tyre, kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj u ndje keq dhe ra në tokë. Pasi iu dha ujë nga të pranishmit, u kërkua që të krijohej më tepër hapësirë në rrethin e krijuar. Situata vijoi në fjalime për vijimin e protestës së tyre. Versus.al

