
Tension në përfundim të protestës “Shqipëria Bëhet”: Aktivistët hedhin miell ndaj policisë para Kryeministrisë
Në mbyllje të protestës së zhvilluar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, situata u tensionua kur disa aktivistë hodhën miell drejt kordonit të policisë.
Me flamuj dhe pankarta, protestuesit iu afruan efektivave duke bërtitur thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa protestës i kishte paraprirë një marshim pa incidente, por me thirrje të forta për ndryshim politik.
Sipas kreut të 'Shqipëria Bëhet' kjo ishte në mënyrë simbolike për shkak të drogës që sipas tij ka mbuluar vendin.
Policia ndodhej në vendngjarje për të ruajtur rendin dhe për të parandaluar përshkallëzime të mëtejshme.
/Versus.al

