POLITIKË /

Vlonjatët "braktisën" votimet, kryebashkiakja e re: Rëndësi ka fitorja! Jam e kënaqur nga pjesëmarrja

Sipas Mersinit, e rëndësishme është fitorja dhe jo pjesëmarrja.

Shkruar nga Versus
Vlonjatët "braktisën" votimet, kryebashkiakja e re:
Bledi Çuçi dhe Brunilda Mersini

Për Brunilda Mersinin, pjesëmarrja e ulët e vlonjatëve në votime nuk i zbeh suksesin e fitores së saj. Ajo u zgjodh fituese përballë 2 kandidatëve të pavarur me 78.4% të votave. Në deklaratën e dhënë për mediat, e pyetur për pjesëmarrjen e ulët, Mersini tha se rëndësi ka fitorja. 

“Jam e kënaqur nga pjesëmarrja, ajo prodhoi një fitore. E rëndësishme është fitorja, por normalisht që do të ketë një analizë.
Jam një grua që vi nga rrugët e qytetit dhe jam e përkushtuar ndaj njerëzve të tij. Do të jem njeri i përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin”, tha ajo.

Ajo tha më tej se fitoren ia dedikon Partisë Socialiste. Kjo është hera e parë që Vlora do të drejtohet nga një kryetare femër. Versus.al

 

Poll