POLITIKË /

Vota e diasporës, posta DHL kërkon 8.6 mln euro brenda shtatorit: Nëse vonohen, KQZ do paguajë 260 mijë euro kamatvonesë

KQZ ka njoftuar se po shqyrton zbatimin e kontratës së firmosur nga kompania postare DHL.

Shkruar nga Versus

Vota e diasporës, posta DHL kërkon 8.6 mln euro brenda shtatorit:

Kur kanë kaluar rreth 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku u aplikua për herë të parë vota e diasporës, ende nuk është bërë pagesa ndaj kompanisë DHL që kreu shpërndarjen e fletëve të votimit në shtete të ndryshme të botës.

Nëpërmjet një kërkese të bërë më datën 1 shtator, kompania e shërbimit postar i ka kërkuar KQZ-së pagesën prej 8.6 milionë eurosh deri në fund të muajit shtator sipas kontratës, ose në të kundër paralajmëron se kësaj shume do t’i shtohet kamatvonesa, pagesë prej rreth 260 mijë euro.

Ndërkohë lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që bën me dije se nuk ka bërë asnjë pagesë për shkk se po bëhet verifikimi i plotë i zbatimit të kontratës pasi pati ankesa gjatë procesit të votës së diasporës me shumë emigrantë që pretendonin se nuk u kishte mbërritur zarfi. Versus.al

Poll