
Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi sot një takim që zgjati 1 orë me strukturat e PS për qarkun e Tiranës. Të pranishëm ishin deputetë aktualë dhe ministra si dhe kryebashkiakja në detyrë e Tiranës Anuela Ristani.
Mësohet se gjatë mbledhjes, Rama u ka kërkuar të pranishmëve që të angazhohen në terren duke u takuar me qytetarët për të mësuar problematikat dhe më pas u ka lënë takim tjetër pas 2 javësh.
Pavarësisht se punë të tilla janë detyrë e bashkisë së kryeqytetit, Rama ka angazhuar edhe pushtetarë qëndrorë për t’u marrë me mbarëvajtjen e sektorëve.
Konkretisht për menaxhimin e trafikut janë angazhuar ministri i Ekonomisë Kulturës Blendi Gonxhja dhe Enton Punavija.
Për hapësurat publike, ministrja Ogerta Manastirliu dhe Anuela Ristani.
Për financat, ministrat Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj.
Kujtojmë se bashkia më e madhe e vendit ka mbetur pa drejtues që prej shkurtit të këtij viti pasi kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzë për disa vepra penale. Që prej shkurtit, Rama ka zhvilluar disa herë takime në bashkinë e Tiranës, duke neglizhuar kështu faktin se Kushtetuta nuk lejon ndërhyrjen e pushtetit qëndror në punët e brendshme të pushtetit vendor. Versus.al







