POLITIKË /

Zbulohet kush është "Diella" e vërtetë e Qeverisë Rama dhe lidhja e fortë me opozitën

Diella, ministrja virtuale e qeverisë Rama, fytyra digjitale e shtetit dhe lidhja befasuese me aktoren Anila Bisha

Shkruar nga Versus

Zbulohet kush është "Diella" e vërtetë e
Shqipëria ka bërë një hap të pazakontë drejt së ardhmes me prezantimin e krijimin e Diellës, 'ministres' virtuale që flet nga ekrani në emër të e-Albania dhe administratës publike.

Ky avatar inteligjent, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik jo vetëm për pamjen dhe funksionin e saj inovativ, por edhe për një ngjashmëri të habitshme me një figurë të njohur të ekranit shqiptar.

Bëhet fjalë për aktoren Anila Bisha është fytyra dhe zëri pas Diellës.

Në dukje një marrëveshje profesionale për përdorimin e të drejtës së imazhit, por prapaskena politike që e shoqëron këtë fakt ka shtuar më shumë interes. Anila Bisha, përveçse aktore dhe ish-zëdhënëse e Bashkisë Tiranë kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha, ish kreu i Partisë Demokratike, është bashkëshortja e Besnik Bishes, ish-deputet i PR-së dhe një figurë e njohur publike në spektrin e djathtë politik.

Ky detaj hedh dritë mbi një ironi fati të këtij momentit: një zë dhe fytyrë e afërt me opozitën, po përfaqëson tashmë, virtualisht, qeverinë socialiste të Edi Ramës. 

Projekti i Diellës, i menaxhuar nga AKSHI, është promovuar si një hap përpara në transformimin e marrëdhënies mes qytetarit dhe shtetit, përmes teknologjisë.

Por përtej aspektit teknik, përzgjedhja e një fytyre reale, të njohur dhe me bagazh të qartë politik, e ngre pyetjen: A është Diella vetëm një avatar teknologjik, apo një simbol i një epoke të re ku kufijtë midis politikës, artit dhe teknologjisë janë gjithnjë e më të paqartë?

Me kontratën që përfundon në dhjetor 2025, mbetet për t’u parë nëse Diella do të mbetet një eksperiment i përkohshëm, apo do të evoluojë në një instrument të përhershëm të komunikimit publik dhe nëse Anila Bisha do të mbetet zëri pas saj, përtej kontekstit politik të bashkëjetesës në dy botë.

Poll