POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali thirrje diasporës për t’u regjistruar: S’kemi nevojë vetëm për dërgesat tuaja

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali thirrje diasporës për t’u

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka bërë sot një thirrje publike ndaj shqiptarëve që jetojnë në emigracion për t’u regjistruar në mënyrë që të marrin pjesë në votimet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mesazhin drejtuar diasporës, Spiropali teksa theksoi ndihmat ekonomike që emigrantët sjellin për të afërmit e tyre në Shqipëri, tha se vendi ka nevojë edhe për votat e tyre jo vetëm dërgesat.

“Vëllezërit dhe motrat tona kanë kontribuar gjatë tranzicionit të vështirë dhe vijojnë të kontribuojnë edhe mirëqenien e familjeve të tyre në Shqipëri. Mjaft prej tyre kanë sjellë prej tyre investime private serioze, i kanë sjellë shoqërisë kapital financiar e njerëzor.

Sot më 11 janar fillon procesi i votimit të regjistruesve nga diaspora. Regjistrohuni për të votuar në mënyrë që të ushtroni ndikimin tuaj në vendimmarrjet tona në punët e përbashkëta. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votat tuaja”- u shpreh Spiropali.

Ndërsa zgjedhjet afrojnë PS është përqendruar në maksimizimin e votave të shqiptarëve që kanë lënë vendin në vite të ndryshme. Kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje strukturave të partisë për krijimin e një database me emrat e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit për t’i bindur që të votojnë për ta në zgjedhjet që mbahen pas pak muajsh. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: