
Gjatë ditëve të fundit, zjarre të shumta kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit. Për pasojë 6 persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht për zjarrvënie të qëllimshme.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka publikuar në rrjetet sociale emrat dhe fotot e të arrestuarve, ndërsa paralajmëron se kushdo që kryen krime të tilla mjedisore do të përballet me forcën e ligjit.
Disa prej të arrestuarve dhe të proceduarve:
Elmaz Fejzaj, i arrestuar nën dyshimin e zjarrvënies në malin e Shashicës, Vlorë
Gjergj Gjergji, i proceduar për zjarrvënie në Shkopet të Kurbinit
Nazmi Kapaj, autor i zjarrit në Frakullën e Vogël, Fier
Bahri Hysa, autori i dyshuar i zjarrvënies në zonën e mbrojtur të malit me gropa.
Mbrëmjen e djeshme, Balluku ka qenë e pranishme në terren për të monitoruar situatën me zjarret në Sasaj të Himarës ku bëri me dije se po bëhen të gjitha përpjekjet për shuarjen e flakëve që rrezikonin disa banesa.
“Jemi duke sjellë të gjitha forcat që të bëhen bashkë. Tashmë edhe me ndihmën e bordit të kullimit dhe të pompave me zhytje. Këtu ka ardhur ushtria, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit. Të gjithë jemi në këmbë, por sonte era nuk na favorizon. Shpresojmë shumë që me disa ndërhyrje të izolohen vatrat këtu në Sasaj”- u shpreh Balluku. Versus.al







