
Prokuroria e Elbasanit ka vendosur lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Bajrami.
Ai është lënë i lirë sot dy ditë pasi u ndalua për shkak të dyshimeve se kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit.
Sipas raportimeve, gjatë seancës dhe teksa po kundërshtonte provat e prokurorit, Bajrami i tha atij se “do të merrem personalisht me prokurorin dhe me oficerët e Policisë Gjyqësore”.
Kjo deklaratë u interpretua më pas në forma të ndryshme, por u bë shkasë për mbajtjen e tij në paraburgim.
Kundër arrestimit të gjyqtarit dolën një sërë institucionesh dhe figura publike në vend, përfshirë edhe Domën e Avokatisë që njoftoi një bojkot pesë ditor të seancave.







