AKTUALITET /

Përvetësoi 4 milionë euro në 2009 dhe u arratis drejt Greqisë/ Si mashtruesi Indrit Aliu iu rikthye zakonit të vjetër pas daljes nga burgu

Shkruar nga Versus
Përvetësoi 4 milionë euro në 2009 dhe u arratis drejt
Indrit Aliu

Indrit Aliu, i njohur edhe si Indrit Kolleshi (39 vjeç, me origjinë nga Vlora), u arrestua sërish në gusht të vitit të 2023 në Tiranë pas denoncimit të një biznesmeni që u mashtrua.

Ai prezantohej si zyrtar i lartë në institucione shtetërore, premtonte tendera në Ministrinë e Infrastrukturës (sidomos në sektorin e minierave dhe ndërtimit) dhe merrte shuma deri në 35 mijë euro për "ndihmë".

Për ta bërë më bindës, kishte hapur zyrë, mbante foto me figura publike dhe përdorte karta të falsifikuara.

Ky nuk është rasti i parë: Në 2008-2009 ai mashtroi biznesmenë me kontrata false përmes shoqërisë “Dejs&Partners Consulting”, zhvati rreth 4 milionë euro, u arratis, u arrestua në Greqi, u ekstradua dhe u dënua me 10 vite burg (vuajti vetëm pjesën kryesore).

Pas daljes nga burgu, rifilloi të njëjtën skemë tani është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për mashtrim, ndërkohë avokatja e tij mohon akuzat./Versus.al

Poll