AKTUALITET /

Aksidenti rrugor në Kurbin/ U përplas nga automjeti teksa ngiste motorrcikletën, vdes pas disa orësh në spitalin e Traumës 37-vjeçari

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. T. u dëmtua rëndë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku, rreth orës 18:40, ka humbur jetën

Shkruar nga Versus

Aksidenti rrugor në Kurbin/ U përplas nga automjeti teksa ngiste

Një aksident rrugor ndodhi mesditën e sotme në Kurbin, ku një 33-vjeçare përplasi me makinën që udhëtonte në aksin rrugor Laç–Patok, një ciklomotor, me drejtues shtetasin L. T., 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. T. u dëmtua rëndë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku, rreth orës 18:40, ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Versus.al

Poll