Çfarë do të gjeni në brendësi
Qytetarët kanë renditur disa kërkesa ndaj qeverisë, për të cilat thanë se nuk ka negociim. Së pari, kërkohet dorëheqja e gjithë qeverisë. Së dyti, shfuqizimi i ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve. Së treti, kërkohet anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore.
“Kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike”, protestuesit: Kërkesat tona nuk janë partiake

Në protestën e sotme të zhvilluar në Tiranë, kundër projektit turistik të Zvërnecit, qytetarët kanë renditur disa kërkesa ndaj qeverisë, për të cilat nuk ka negociim.
Qytetarët protestues kanë theksuar se këto kërkesa nuk kanë karakter partiak, por lidhen me mbrojtjen e interesit publik dhe të pasurive kombëtare.
“Ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtën themelore të qytetarëve mbi pasuritë që u përkasin vetëm shqiptarëve”, tha një prej protestueseve që mbajti fjalim në tubimin para Kryeministrisë.
“Së pari, kërkojmë dorëheqjen e të gjithë qeverisë. Së dyti, kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve.
Së treti, kërkojmë anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore.”, thuhet në kërkesat e protestueseve. Versus.al
VIDEO/ Tirana “derdhet” në shesh, pamje spektakolare me dron nga protesta kundër projektit të Zvërnecit

Protesta e kësaj të marte në Tiranë ka nxjerrë në shesh një numër të madh qytetarësh, pa dallim moshe, madje dhe fëmijë.
Me pankarta në duar dhe duke thirrur parulla kundër projektit të Zvërnecit dhe zaptimit të pronës private, qytetarët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit, për t’u drejtuar drejt Kryeministrisë.
Pamjet me dron tregojnë një pjesëmarrje më të madhe se ditën e djeshme, ndërsa pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhe të forta ndaj qeverisë dhe investimit të kundërshtuar.
Gjatë tubimit, protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre, duke paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre. “Nuk e lëshojmë sheshin”, ishte një nga thirrjet më të dëgjuara gjatë protestës.
Kërkesa kryesore e qytetarëve mbetet heqja e gardhit të vendosur në zonën e Zvërnecit dhe pezullimi i projektit.Versus.al
“Ta kemi thënë s’na e njef trunin, n’Kryeministri ta ngrem flamurin”, pankartat më pikante nga protesta para Kryeministrisë
Mijëra qytetarë janë derdhur mbrëmjen e sotme në rrugët e kryeqytetit për të proteëstuar kundër projektit turistik në Zvërnec.
Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” e më pas marshuan drejt bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit” për tu ndalur përballë godinës së Kryeministrisë.
“Pa dorëheqje, s’ka dialog”, thërrasin njëzëri qytetarët, duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit, i cili sot i ftoi një grup përfaqësuesish të ulen për një konsultim publik lidhur me projektin.
“Jam bir shqipe more shkja, ti sha ne s’dime me sha”. “Ta kemi thënë s’na e njef trunin, n’kryeministri ta ngremë flamurin.”, thuhet në pankartën e madhe që mbajnë protestuesit në duar.
Po ashtu, në të tjera shihen edhe shprehje si “Rama në burg, Berisha në burg”, “S’ka lind ai bir k’rve, e as ai bir cifuti qe t’na mari trojet tona”. Versus.al
VIDEO/ "Nga Rrjolli deri në Vlorë, sot shqiptarët po thonë boll", protestuesit i përgjigjen Ramës: Jep dorëheqje!

Në protestën e sotme kundër projektit turistik të Zvërnecit, kanë marrë pjesë dhe protestues të Rrjollit që prej disa muajsh janë në përplasje me firmën që po kërkon të ndërtojë në tokat e tyre.
Qindra qytetarë janë mbledhur sot në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas në Bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.
Nga Rrjolli deri në Vlorë, sot shqiptarët po thonë boll", është një nga thirrjet në kor të qytetarëve, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Pak më herët Rama kërkoi dialog për projektin e Zvërnecit, ndërsa protestuesit i kanë kthyer përgjigje nga sheshi se nuk pranojnë të ulen në bisedime.
"Jep dorëheqje, nuk ka dialog", dëgjohet thirrja e qytetarëve që mbajnë në duar pankarta me mesazhe si “Në Kryeministri ta ngrejmë flamurin” dhe "Rama në burg, Berisha në burg". S
Shumë prej tyre mbajë në shpinë flamurin kombëtar, ndërsa përsërisin kërkesën e tyre për anulimin e projktit në Zvërnec.
Një ditë më parë, mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, duke bërë thirrje se Shqipëria nuk është në shitje.
Ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë. Versus.al

