
Në takimin me socialistët e kryeqytetit, në 35-vjetorin e PS së Tiranës, kryeministri Edi Rama u ndal tek situata në të cilën ndodhet ish-kryetari i PS për Tiranën dhe kryetar i bashkisë, Erion Veliaj.
Rama tha se megjithëse kryebashkiaku po vuan padrejtësisht izolimin, ai dhe PS nuk do të kërkojë lirimin e Veliajt.
“Sepse sado e dhimbshme të jetë mungesa ne tij, sado e padrejtë mund të na duket ne, ne pikërisht pse jemi këtu për të bërë histori dhe për t’i lënë fëmijëve tanë një Shqipëri tjetër, kemi vetëm një detyrë jashtëzakonisht të vështirë”, tha Rama.
Ai përmendi dhe liderin historik të PS, ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano që u nda nga jeta disa muaj më parë, kur tha se Nano pasi doli nga burgu e kreu më së miri këtë detyrë.
“Jo vetëm përballuar burgun dhe duke dalë me dorën e shtrirë ndaj burgosësit të tij dhe duke përballur poshtërime të tjera, por pa lëshuar asnjëherë… pa i hapur asnjëherë portat detit të socialistëve për ta përmbysur Shqipërinë nga e para. Por duke krijuar kushtet që hap pas hapi ne të vijmë këtu ku jemi”, tha Rama. Versus.al

