
Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së 35-vjetorit të themelimit të PS së Tiranës, kryeministri Edi Rama, shkëmbeu batuta dhe me një nga figurat e rëndësishme të PS, ish-sekretarin e përgjithshëm të PS, Gramoz Ruçi.
“Nuk e di a ka qenë në planin tënd, Gramoz, që të shkatërroje PD-në duke çuar spiunët atje",- tha Rama.
Duke e veçuar Ruçin si kryepatronazhistin e PS-së, Rama tha se ish-kryeparlamentari ka bërë për Partinë Socialiste më shumë se të gjithë të tjerët, duke mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët.
“35 vite Facebook jo, Instagram jo, TikTok jo e jo. Por që kur ka dalë telefoni celular, asnjë SMS s’ka bërë akoma deri tani që flasim. I punon telefoni vetëm në marrje SMS-sh. Intervista në media ka dhënë tre e gjysmë.
Si shpjegohet kjo? Në fakt, kjo e ka shpjegimin te telefoni. Sepse askush nga ne nuk i ka në telefon të gjitha kontaktet që ka Gramozi, nga veriu në jug. Askush nga ne nuk e arrin dot atë që Gramozi ka bërë dhe vazhdon të bëjë edhe sot: jo vetëm t’i përgjigjet çdo njeriu, jo me SMS, sepse është kuadër i vjetër dhe thotë ‘mos lër gjurmë’, por me telefon. Ata shkruajnë, ai përgjigjet.
Por, po të mbledhësh rrugët e Gramozit për vizita, për ngushëllime, për dasma e pagëzime, janë të panumërta. Pra, ajo që Fate Velaj nuk e kuptonte dot se si funksiononte Gramozi me fytyrën e tij të vrenjtur, është në fakt se Gramozi është kryepatronazhisti i PS-së", tha Rama.Versus.al

