
Në ceremoninë e themelimit të degës së PS Tiranë, ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi pas marrjes së medaljes së artë për kontributin e tij në Partinë Socialiste tha se ishte i bindur se PS do të fitonte edhe mandatin e 5-të qeverisës.
Ruçi u kërkoi socialistëve të mbështesin vizionin dhe këmbënguljen e kryeministrit Edi Rama për Shqipërinë Europiane.
“Jemi shpresplotë që PS sot është më vitale, më e fortë, më progresive dhe mandati i katërt është pak, ajo sigurisht do të sigurojë edhe mandatin e pestë.
Amanet për drejtuesit e rinj të Kryesisë, të Asamblesë Kombëtare, do të kisha 2 gjëra: ‘e para, duajeni anëtarin e thjeshtë të PS, duajeni dhe respektojeni votuesin e PS, gjendjuni atij në gëzime e hidhërime.
Nëse nuk ja zgjidhni hallin, qajani. I fundit apel që kam, është mbështesni vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë 2030.
Mbështesni ambicien e Ramës për integrimin e Shqipërisë në BE. Mbështesni energjitë e Ramës për ta qeverisur Shqipërinë më mirë. Mbështesni përkushtimin dhe këmbënguljen e Ramës. Jam i bindur se duke bërë këto, fitorja e PS në 2029 është e sigurit”, tha mes të tjerash Ruçi.Versus.al

